#37: Shëndeti në rend të parë – specialisti ortoped, Cen Bytyqi
Në këtë episod të podcastit, ortopedi Cen Bytyqi diskutoi gjerësisht mbi sëmundjet dhe traumatologjinë e sistemit osteomuskular – duke përfshirë kockat, nyjet, ligamentet dhe muskujt – si dhe ndikimin e jetesës moderne në shëndetin ortopedik. Sipas Bytyqit, traumatologjia është një fushë gjithnjë më e ngarkuar për shkak të rritjes së aksidenteve trafiku dhe dinamikës së përditshme të jetës. Rreth 15 milionë njerëz lëndohen çdo vit në aksidente trafiku, ku rreth gjysmë milionë vdesin, shpesh si pasojë e politraumës – dëmtime në më shumë se një sistem të trupit. 80% e lëndimeve të sistemit osteomuskular vijnë nga trafiku, ndjekur nga sportet, puna dhe rrëzimet.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/