Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, stomatologu Getoar Hoxha ka folur lidhur me rëndësinë e kujdesit për shëndetin oral. Hoxha ka folur për teknikat më të mira të pastrimit të dhëmbëve, ka sqaruar edhe arsyet pse nuk duhet të përdoren shpëlarësit e gojës pa rekomandim të mjekut, erën e rëndë të gojës. Ai po ashtu ka sqaruar lidhur me atë pse formohet gurët në dhëmbë dhe pse duhet gjithsesi të largohen.
