Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku në podcastin "Shëndeti në rend të parë" ka folur për shërbimet që ofrohen në qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet, për shërbimin shtëpiak që i ofrohet qytetarëve të cilët për arsye shëndetësore ose të moshës nuk mund të marrin shërbimin në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Një pjesë e bisedës i është kushtuar edhe reduktimit të orarit të pediatrit në QKMF dhe mos ofrimit të shërbimit pediatrit në qendrat tjera të mjekësisë familjare.
